Pollo takim me të ngarkuarën e SHBA – (9 Maj 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Miqësia dhe bashkëpunimi me SHBA është vullneti i shqiptarëve dhe orjentim strategjik i tyre. Anëtarët dhe votuesit e PD, nuk përkrahin sulmet e akuzat kundër amerikës të ndonjë zyrtari apo partiak të papërgjegjshëm.
Kështu është shprehur kreu i reformatorëve Genc Pollo, në takimin e pasdites me të ngarkuarën për Shqipërinë në Departamentin Amerikan të Shtetit Ula Solomon, e cila ka kërkuar të njihet me zhvillimet në vend dhe synimet e Lëvzjes Reformatore.
Pollo ka vlerësuar rolin e zotit Ahrens dhe ka shprehur besimin se OSBE do të angazhohet më tej në monitorimin e zgjedhjeve. Ky takim vjen menjëher pas një vizite në Gjermani, në kuadër të bashkëpunimit paneuropian.
Genc Pollo, Kreu i Reformatorëve:- “Ajo që mund të themi ishte një angazhim për të ndihmuar zhvillimet positive në Shqipëri, simpati për qëllimet tona që i kemi vënë vetes, megjithëse klima është e vështirë dhe Shqipëria të kthehet në një vend normal dhe në një demokraci si ato që e kanë mbështetur deri tani”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti