Pollo viziton burgun 313 – (19 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Disa deputetë të grupimit Bashkimit për Demokraci ndër ta edhe nënkryetari demokrat Pollo, kanë vizituar burgun 313 të Tiranës, e pikërishtë të dënuarit për ngjarjet e 13 dhe 14 Shtatorit. Pasi kanë pritur disa minuta jashtë derës së burgut deputetët e djathtë kanë hyrë më pas në qelitë e të arrestuarëve me anë të një leje të siguruar më parë.
Grupi i deputetëve ka biseduar me shumë prej të arrestuarve të 14 Shtatorit si dhe është interesuar në kushtet në të cilat vuajn dënimin sipas tyre këta të burgosur politikë. Sipas nënkryetarit demokrat Pollo, gjendja shëndetësore e morale e tyre është e kënaqshme.
Të burgosurit ndër ta edhe lideri legalist Ekrem Spahia, nëpërmjet grupit të deputetëve kanë kërkuar që seancat gjyqësore të ndiqen nga gazetarët./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bega