Polonia mbështet çeljen e negociatave të anëtarësimit
Polonia do të votojë pro çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në mbledhjen e Ministrave të Bashkimit Europian.
Beata Syzdlo, Kryeministra polake, e cila me ftesë të Kryeministrit Edi Rama viziton sot Tiranën, vlerëson reformat e qeverisë shqiptare, si dhe rrjedhojë dhe rekomandimin pozitiv që Komisioni Europian dha për çeljen e negociatave.
Kryeministri Edi Rama, në konferencën me homologen e Polonisë konfirmon votën pro të shtetit të saj, për t’i hapur rrugën zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Gjatë takimit të 2 kryeministrave u nënshkrua dhe një marrëveshje kulturore mes 2 vendeve, si dhe u zhvillua forumi i biznesit shqiptaro – polak, ku u ra dakord për intesifikim të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
Tv Klan