Riatdhesohen shqiptarët e bllokuar në Varshavë
Autoritetet polake ndryshuan rregullat e lëvizjes
Por jo vetëm në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë qytetarët shqiptarë janë përballur me probleme të kalimit.
Për shkak të ndryshimit të rregullave dhe vendosjes së një regjimi të ri lëvizje edhe një grup qytetarësh shqiptarë që udhëtuan drejt Polonisë u bllokuan të shtunën në aeroportin e Varshavës.
Ministria e jonë e Jashtme bëri të ditur se në mënyrë të papritur, Polonia ndryshoi regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni dhe për shkak të këtij ndryshimi qytetarët shqiptarë nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.
Ministria sqaron se pas komunikimit me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore që bëri transportin e qytetarëve shqiptarë drejt Polonisë, u bë e mundur vendosja e një avioni charter për t’i rikthyer ata në atdhe mëngjesin e sotëm.
Tv Klan