Polonia në krah të Shqipërisë për hapjen e negociatave


Polonia në krah të Shqipërisë për hapjen e negociatave

22:15 06/06/2019

Polonia do të kërkojë hapjen e menjëhershme të negociatave me Shqipërinë.

Zëvendëskryetari i Parlamentit të Polonisë, gjatë një takimi që zhvilloi në Tiranë me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi ka deklaruar se vizita e tij ka për qëllim  mbështetjen e hapur  të procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat.

“27 eurodeputetët polakë –  tha zëvendëskryetari i parlamentit – do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian”.

Tv Klan

 

 






Të ngjashme