Pompeo: Mbështesim negocimin e OSBE në Bjellorusi


Pompeo: Mbështesim negocimin e OSBE në Bjellorusi

19:47 20/08/2020

“Të lirohen drejtuesit e opozitës që janë arrestuar”

Për situatën në Bjellorusi ka reaguar sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se janë thellësisht të shqetësuar nga të metat serioze në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit dhe dënohet me forcë dhuna kundër protestuesve dhe gazetarëve si dhe arrestimi i kandidatëve të opozitës të cilët duhet të lirohen menjëherë.

Shtetet e Bashkuara i kërkojnë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë ofertën e kryesisë së OSBE-së që mbahet nga Shqipëria për të lehtësuar dialogun dhe të angazhojë të gjithë palët e interesuara.

Në deklaratën e Pompeo thuhet se mbështeten përpjekjet ndërkombëtare për të parë në mënyrë të pavarur parregullsitë elektorale dhe abuzimin me të drejtat e njeriut.

Tv Klan






Të ngjashme