Popullsia shqiptare jashtë vendit – (1 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
15% e popullsisë shqiptare aktualisht jetojnë jashtë vendit. Këto janë të dhëna zyrtare të nxjerra nga PNUD. Ndërkohë që ekspertët parashikonin në fillim të viteve ’90 një fluks mesatar 5-6% të popullsisë aktive. Sipas këtij burimi ritmet e emigrimit të shqiptarëve janë rreth 3 herë më të larta se ritmet mesatare normale të emigrimit në kohën e sotme.
Italia dhe Greqia mbeten vendet më të preferuara të shqiptarëve për emigrim. Sipas të dhënave të nxjerra në Greqi rezltojnë rreth 400 mijë shqiptarë ndërsa në Itali rreth 150 mijë emigrant të tjerë. Sipas informacionevë nga amabsadat në SHBA ndodhen 10 mijë emigrant, në Gjermani 12 mijë, etj. Emigrimi në Shqipëri vlerësohet si një nga rrugët kryesore për përballimin e jetesës dhe të sigurimit të kërkesave minimale ekonomike./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti