Popullsia turke në Kosovë bojkoton regjistrimin (13 Shkurt 1999)


Popullsia turke në Kosovë bojkoton regjistrimin (13 Shkurt 1999)

13:16 13/02/1999

Shefi i Misionit të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunim në Evropë, Dan Everts gjatë një takimi me përfaqësues të pakicës serbe në veri të Mitrovicës u ka tërhequr vërejtjen atyre se mospjesmarrja në regjistrim dhe në zgjedhjet vendore shkon në dëm të tyre dhe nuk do të ndikojë në rregullsinë e deklarimit politik në Kosovë.

Procesin e regjistrimit e kanë bojkotuar dhe një pjesë e komunitetit turk, të cilët kanë shprehur pakënaqësi për shkak se në fletë regjistrimet nuk është përdorur gjuha turke. Përfaqësuesit e tyre kanë kërkuar që fletë regjistrimet në gjuhën turke të jenë së paku në ato vende ku ka popullsi turke./tvklan.al

Gazetar: Shefki Morina






Të ngjashme