Poroshenko dhe Tillerson diskutojnë planin paqeruajtës të OKB-së
Zyra e presidentit ukrainas, ka njoftuar se Petro Poroshenko dhe sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, kanë diskutuar mundësitë e dërgimit të trupave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Ukrainën lindore.
Në kumtesën e 4 nëntorit, thuhet se Poroshenko dhe Tillerson kanë biseduar përmes telefonit ku janë kordinuar për “ hapat e mëtutjeshëm për zbarkimin e misionit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, në zonat e separataistëve, Luhansk dhe Donetsk”.
Luftimet në mes të forcave separatiste të mbështetura nga Rusia, kanë vrarë më shumë se 10.000 njerëz në Ukrainën lindore që nga prilli i vitit 2014-të.
Armëpushimet e arritura nga marrëveshja e Minskut, në shtator të vitit 2014-të dhe në shkurt të vitit 2015-të, kanë dështuar./REL