“Porta e Fatit” rikthehet në Tv Klan


“Porta e Fatit” rikthehet në Tv Klan

16:02 29/04/2019

Që në puntatën e parë, “Porta e Fatit” e rikthyer në Tv Klan, solli çmime të mëdha, dhurata të shumta e plot emocione.

Çmimi i madh ishte një apartament në kryeqytet. Isufi nga Fieri ishte fituesi i tij.

Pas apartamentit, një makine. Porta e Fatit e hapi këtë çmim për Erjonën.

Apartamenti dhe makina nuk ishin të vetmet çmime të mbrëmjes.

Shuma të mëdha parash u fituan nga lojtarët e përzgjedhur nga blerja e biletave fatsjellëse të “Portës së Fatit”.

Këto çmime do të jenë për ata që marrin pjesë në këtë lojë, për çdo javë.

Surpriza të shumta janë rezervuar edhe për puntatën e radhës, ku një apartament dhe një makinë do të fitohen serish.

“Në javën e ardhshme do të luhet për 2 çmime me 200 000 leke të reja dhe 2 çmime me 500 000 leke te reja.”

Loja popullore “Porta e Fatit” rikthehet në ekranin e Tv Klan në bashkëpunim me Lotarinë Kombëtare, nën moderimin e çiftit Turjan Hyska dhe Orinda Huta.

Tv Klan






Të ngjashme