Porti Durrësit në ruajtje nga trupat komando (25 Korrik 1999)


Porti Durrësit në ruajtje nga trupat komando (25 Korrik 1999)

16:07 25/07/1999

Trupat Komando marrin në ruajtje Portin Detar të Durrësit. Vendimi është marrë nga Kryeministri Majko në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Sigurimit Kombëtar. Sipas burimeve brenda mbledhjes, këto masa synojnë shmangien në mënyrë maksimale të dukurive të korrupsionit dhe kontrabandës.

Në mbledhje kanë raportuar Ministri Mbrojtjes Hajdaraga dhe Zëvëndës Ministri i Rendit Bajram Yzeiri. Këto dy dikastere mbi bazën e një rregulloreje të përbashkët do të drejtojnë njësitë komando për ruajtjen dhe sigurimin e Portit Detar të Durrësit./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme