Porti i Durrësit, ndotja e ujit – (26 Maj 1999)


Porti i Durrësit, ndotja e ujit – (26 Maj 1999)

20:37 26/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ardhja e mbi tetë trageteve në ditë në portin e Durrësit dhe sidomos dhe afrimi i stinës së verës nxjerr në pah, një nga problemet madhore të portit atë të ndotjes së akuariumit. Përmëse pesë muajsh për pastrimin e tij nuk po mendon asnjë nga firmat pastruese të qytetit, por çdogjë është lënë në fatin e erës.

Kjo për shkak të tenderit që duhet të bëhej, që më datën 1 Janar të këtij viti për të përcaktuar kështu se cila firmë duhet të bënte pastrimin e akuariumit. Por jo vetëm kaq pasi kjo gjendje po bën edhe humbjen e rreth 40 mijë dollarëve që Banka Botërore jep në vit për pastrimin e akuariumit.

Ndërkohë që firmat presin zhvillimin e tenderit të shumëpritur në port, të gjithë anijet e tragete që ankorohen e përpunohen, nuk bëjnë asgjë tjetër veçse ndotjen akoma më të madhe të këtij uji, jo vetëm me naftë e benzinë por edhe me mbeturina ushqimore. Përball kësaj situate shtrohet vetëm një pyetje. Si do të jetë uji në plazhin e Durrësit këtë vit?/tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj






Të ngjashme