Portreti Hartografik i Shqipërisë – (15 Dhjetor 1999)


Portreti Hartografik i Shqipërisë – (15 Dhjetor 1999)

14:05 15/12/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Instituti Topografik i Ushtrisë nën kujdesin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe në prag të Mileniumit 2000, zhvilloi sot në sallen e Muzeut Historik Kombëtar simpoziumin “Portreti Hartografik i Shqipërisë 1912-2000”. Në sajë të një bashkëpunimi me Institutin e Gjeologji Minierave, Institutin e Pasurive të Paluajtshme dhe me institucione e agjensi të tjera shtetërore dhe private, u bë i mundur evidentimi i vlerave kombëtare si dhe u tregua për veprimtarinë e Institutit Topografik të Ushtrisë.

Merrnin pjesë të ftuar nderi nga Ministria e Mbrojtjes, nga Institute të ndryshme kombëtare si dhe të ftuar të tjerë. Një punë disa vjeçare zbloj sot përpara të ftuarve kureshtjen si dhe zgjimin e ndjenjës kombëtare. Harta e parë unike me sistem të plotë matematik dhe reliev është krijuar në vitin 1928.

Përveç ekspozimeve hartografike si dhe historikut, nga të ftuarit e nderit nga Ministria e Mbrojtjes u bë edhe përshëndetja që Ministri i Mbrojtjes Hajdaraga kishte takuar në këtë takim./tvklan.al






Të ngjashme