Portugalia i dedikon uniformën Ronaldos
Federata Portugeze e Futbollit ka prezantuar në një event të veçantë uniformën e re me të cilat do të paraqitet në botërorin e Rusisë.
Modeli i ri i uniformës së parë është një dedikim për skuadrën që fitoi europianin dy vite më parë dhe mbi të gjitha, një dedikim për liderin e saj, Cristiano Ronaldo. Që nga Luís Figo deri te Cristiano Ronaldo, Portugalia ka shumë ikona që kanë drejtuar dhe bashkuar këtë skuadër ndër vite, ka deklaruar dizajneri i fanellës së re Steve Hoppins. Sipas tij, duke ia dedikuar kapitenit të ekipit këtë fanellë, do t’i frymëzonte të gjithë futbollistët e brazave që do të vijnë dhe do të përbente një admirim për të gjithë portugezët në mbarë botën. Më detajet që janë përfshirë në fanellë, që nga ngjyrat kombëtare tek zbukurimet me prej arit është menduar të tregohet historia e mbretit të ri të futbollit që kryesoi skuadrën e tij. Steve Hoppins thotë se Ronaldo është heroi i Portugalisë. Uniforma e dytë, ajo e ndeshjeve jashtë fushe, është një dedikim për të ardhmen, për lojtarët e rinj që do të pasojnë Ronaldon dhe brezin e tij. Tv Klan