Posta Shqiptare dhe shërbimet – (10 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Shërbimet postare, telefonike e telegrafike në zonat rurale, shërbimi financiar, urdhër pagesa të brendshme e ndërkombëtare, pensione e shërbim filatelik, janë ato të cilat kryen në Alb Postën Shqiptare, shndërruar në vitin ’99 në shoqëri anonime me 100% kapital shtetëror. Drejtoria e kësaj poste pas publikimit të të dhënave statistikore për realizimin e treguesve ekonomik, kërkon në mënyrë immediate futjen e teknologjisë së informacionit, në proceset e shërbimit ekspres dhe transferimit të parave.
Rritja e konkurencës në tregun postar bën të nevojshme hedhjen e investimeve në Alb Post. Jo vetëm klientët ndjejnë rrëmujën dhe zhurmën në këtë post, por mbi 30 punonjëse në 18 sportele vuajn mungesën e hapësirës. Mjaftë e vogël për hapsirën që kryejn. Problem për rikonstruktimin e saj mbetet transferim i punonjësve.
Drejtoria e shoqërisë Alb Post sheh të realizueshme shumë shpejt vendosjen e kompjuterizimit në sportelet postare dhe për tu arritur të gjitha këto sëbashku me investimet, Alb Posta i ka kërkuar ministrisë nga e cila ajo varet të përjashtohet nga devidenti dhe detyrimi prej 36 milion lekësh nga tatim fitimi./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti