
Postierët refuzojnë të dorëzojnë postën në këtë shtëpi
Postierët refuzojnë që të dorëzojnë postën në këtë shtëpi, për shkak të maces.
Sa herë që postieri fut diçka në kutinë postare të këtij çifti nëBritani, Bella, macja e tyre e sulmon me agresivitet duke i çjerrur gishtat. Mund të duket diçka pa rëndësi, por postierët nuk e mendojnë kështu, pasi ata refuzojnë të çojnë postën në këtë banesë.
“Po ju shkruaj për t’ju thënë se kemi hasur vështirësi në dorëzimin e postës në adresën tuaj për shkak të veprimeve të maces që ndodhet në banesën tuaj”. /
tvklan.al