Postimi i Xhesurit zemëron ndjekësit
Më 10 nëntor i madh e i vogël në Turqi përkujtoi 79-vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës, Mustafa Kemal Ataturk. Por, si pasojë e ngarkesës së madhe në punë, këtë duket se e ka harruar aktori i njohur, Kivanç Tatlitug.
Ai është “kujtuar” vetëm pas tri ditëve të bënte një postim në rrjetet sociale me foton e atij që ai e quan “pashai me shikim shqiponje”. Kjo ka zemëruar shuam prej qindra mijëra ndjekësve të tij, por Tatlitug, i njohur në Shqipëri mes të tjerash për rolin e Xhesurit në serialin që po transmetohet aktualisht në Tv Klan “Xhesuri dhe e Bukura”, ka reaguar duke nënvizuar se nuk ka një kohë të caktuar për Ataturkun. Themeluesi i Republikës së Turqisë Kemal Mustafa Ataturk ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare më 10 Nëntor 1938 dhe të gjithë përkujtojnë reformistin e madh për themelimin e Republikës turke nga rrënojat e Perandorisë Osmane. /tvklan.al