Pozitiv me COVID, kapet në Kavijë 63-vjeçar që donte të shkonte në Greqi
Një 63-vjeçar nga Vlora është kapur në pikën kufitare të Kakavijës dhe është ndaluar nga Policia.
Sipas policisë 63-vjeçar kishte rezultuar pozitiv dhe ishte nisur drejt Greqisë duke thyer rregullat e vendosura nga autoritetet.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”.
Gjithashtu, këtij personi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Tv Klan