PR Fatmir Mediu memorandum për KQZ – (31 Janar 2000)


PR Fatmir Mediu memorandum për KQZ – (31 Janar 2000)

10:56 31/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Republikanët mbështesin idenë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Këshillin e Europës, Genc Pollo, për paraqitjen në organizmat ndërkombëtare të një memorandumi ku të parashtrohen kontenstimet dhe sugjerimet e opozitës në lidhje me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kryerepublikani Mediu duke shpërfillur kontraditat e drejtuesve aktual të PD-së me deputetin Pollo, ka përkrahur plotësisht idenë e tij.

Fatmir Mediu, kryetar i PR:- “Unë jam i kënaqur që të gjithë elemntët e opozitës shqiptare janë bashkuar tashmë në kërkesën e tyre për ndryshimin e KQZ-së, për të ndaluar manipulimin e votës së lirë dhe për fatin e mirë zoti Pollo dhe të gjithë anëatrët e parlamentit të PD-së gjithashtu dhe anëtarë të parlamentit dhe kryetarët e partive që bëjnë pjesë në qeveri, tashmë kanë nënshkruar një dokument i cili ka të bëj më kundërshtinë e KQZ dhe me një nëvojë për një konsensus në ligjin elektoral. Takimet që ka bërë zoti Pollo janë shumë të vlefshme dhe unë mendoj se ai do të gjej mbështetjen e opozitës dhe opozita sëbashku me element të qeverisjes do të përcjellin pranë zotiti Shusel, kryetari i OSBE-së, për të kërkuar në formën e një memorandumi ti sqarohet pozicioni i forcave politike shqiptare dhe kërkesat e tyre për një process normal zgjedhor. Mendoj se është në dinjitetin e çdo deputeti, e çdo force politike tashmë të vendosen në një front kundër manipulimit të votave”./tvklan.al

Gazatare – Ornela Bego






Të ngjashme