PR mbledh asamblenë e Tiranës
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu gjatë një takimi që zhvilloi me strukturat drejtuese për Tiranën tha se reforma zgjedhore është më e rëndësishme se ajo e drejtësisë.
Sipas tij në zgjedhjet e 2017-ës votimi dhe numërimi elektronik është domosdoshmëri për një proces transparent.
Edhe një herë kreu I republikanëve theksoi nevojën e listave të hapra në zgjedhjet e ardhme parlamentare.
Gjatë takimit me strukturat drejtuese të Tiranës, Mediu u ndal dhe tek gjendja ekonomike dhe lidhjet e krimit që sipas tij kanë kapur maxhorancën.
Tv Klan