PR: Qeveria po i grabit tokat banorëve në Dhërmi
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka denoncuar grabitjen e tokave që sipas tij, qevereria po u bën 123 familjeve në Dhërmi.
Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane:
“Bashkia e Himarës, nën urdhrin politik të Kryeministrisë, kërkon të fillojë shpronësimin dhe shtetëzimin, duke iu marrë tokën e trashëguar 123 familjeve të fshatit Dhërmi, me pretendimin se ata nuk kanë qenë banues të zonës në vitin 1991, kur u imponua ligji komunist 7501.”
Mediu thotë se pas këtij vendimi fshihet një tjetër synim djallëzor i qeverisë.
Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane :
“Mafia e tokave në bregdet” po I’u merr pronat familjeve autoktone, pronarëve të ligjshëm dhe do t’ua jape klientëve tëpushtetit, deputetëve.”
Kreu i republikanëve i bëri thirrje pronarëve të ligjshëm të ngrihen kundër këtij veprimi të qeverisë, që ai e cilëson mafioz dhe korruptiv.
Jolldiz Mitro, Tv Klan