PR: Votimi me 2/3 shmang parlamentin
Ashtu si Partia Demokratike edhe Partia Republikane kërkon nga mazhoranca zbatimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për vendet e rezervuara, në mënyrë që t’i hapet rruga miratimit të Reformës në Drejtësi.
Sipas republikanëve, votimi me 2/3 dëmton parlamentarizimn dhe i jep mundësi politikës të ketë ndikim në sistemin e drejtësisë.
Kryetari republikan e vlerëson si tejet të rrezikshme çdo orvatje të mazhorancës për të blerë vota nga opozita për të miratuar Reformën.
Sipas republikanëve, zbatimi i rekomandimit 88 do të sillte më shumë besueshmëri politike tek organet që do të dalin nga Reforma në Drejtësi.
Tv Klan