Prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës


Prag lufte mes Rusisë dhe Ukrainës

17:46 27/11/2018

Ukraina dhe Rusia janë në gjendje luftë. Parlamenti ukrainas shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë pasi ushtria ruse sekuestroi 3 anije ukrainase dhe arrestoi 23 marinarët e tyre në Detin e Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kritikuan Moskën për sulmin ndaj anijeve ukrainase. Diplomatët perëndimorë kërkuan lirimin e menjëhershëm të marinarëve të arrestuar. Por presidenti rus Vladimir Putin në një komunikim telefonik me kancelaren gjermane Angela Merkel tha se anijet ukrainase kishin hyrë në ujërat territoriale ruse duke shkelur marrëveshjen për kalimin e lirë në ngushticën e Kerçit.

Por Ukraina hedh poshtë këto pretendime, duke thënë se ushtria ruse qëlloi anijet ukrainase larg hapësirës territoriale detare ruse. Sipas autoriteteve në Kiev, në bordin e anijeve ukrainase ndodheshin edhe agjentë të kundërzbulimit ukrainas. Tensionet për zonat detare mes Ukrainës dhe Rusisë janë shtuar pas aneksimit të Krimesë nga Rusia 4 vite më parë. Hapësirën detare përreth gadishullit, Moska tashmë e konsideron si zonë detare të saj.

Tv Klan






Të ngjashme