Prag zgjedhjesh, Durrësi probleme me listat e votuesve (8 Shtator 2000)
Në Durrës ka dy ditë që kanë filluar afishimet nëpër lagje të listave të votuesve dhe në dyert e Komisionit, partive politike dhe rajoneve kanë filluar të trokasin qytetarët që nuk kanë arritu të lexojnë emrin e tyre në njërën prej tyre. Për këtë qëllim kanë filluar nga puna 5 qendra të rishikimit të listave përkatësisht në Spitallë, Shkozet, Kënetë, Plazh dhe në Durrës.
Këto qendra të formuara si grupe treshe do të presin ankesat e qytetarëve që do të dërgohen më pas në Tiranaë për verifikim dhe korigjim, por anëtarët e komisioneve qendrore qeverisëse vendore janë të pa kënaqur nga Partia Demokratike e cila ende nuk e ka dërguar përfaqësuesin e saj në këto komisione./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame