Pranga 23- vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 10 vjet burg në shtetin italian


Pranga 23- vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 10 vjet burg në shtetin italian

09:47 20/08/2017 https://youtu.be/DJ3qG8dX7I8

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 23- vjeçari,i cili ishte në kërkim ndërkombëtar,  i dënuar me 10 vjet burg në shtetin Italian. Në pranga ka rënë  Athanas Xhuveli, 23 vjeç, banues në Tiranë, lindur në Vlorë.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën, një armë zjarri pistoletë, lëndë narkotike e llojt Cannabis Sattiva, një maskë, doreza dhe peshore elektronike.

Në  vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që mbajnë armë zjarri pa leje, e lëndë narkotike,  Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, kanë marrë  informacion se Xhuveli dispononte armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe gjithashtu ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Aquila/Itali e cila në vitin 2013 e ka dënuar me 10 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Grabitje dhe dëmtim”, parashikuar nga Neni 627 i Kodit Penal Italian.

Arrestimi i tij është kryer në  rrugën “5 Maj”, në drejtim të një motomjeti të markës “Kymco”, ku pas verifikimeve ka rezultuar pa leje drejtimi.

Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira prej tij, në afërsi të zonës së tregut “5 Maj”, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri tip pistoletë e markës “Beretta”, kalibri 9 mm,

273.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojt Cannabis Sattiva,

Një maskë e zezë,

Dy palë doreza të zeza,

Një peshore elektronike,

Një motomjet i markës “Kymco”

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”./tvklan.al






Të ngjashme