Pranga 23- vjeçarit, tentoi të vidhte kasafortën e një hoteli


Pranga 23- vjeçarit, tentoi të vidhte kasafortën e një hoteli

12:28 21/09/2017

Një i ri është arrestuar nga Policia, pasi ka tentuar të vjedhë kasafortën e një hotel-restorant në Dhërmi,

Ditën e mërkurë në Sallën Operative Himarë ka telefonuar administratori i një hotel-restoranti në Dhërmi, pasi ka konstatuar t’i vidhet kasaforta e biznesit.

Specialistët e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të verifikuar telefonatën për rastin në fjalë.

Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: dy shtetas(njëri prej tyre ende i paidentifikuar), kanë tentuar të vjedhin me dhunë e forcë, kasafortën e hotel-restorantit në pronësi të shtetasit K.M..

Në përfundim të hetimeve si edhe nga reagimi në kohë dhe puna e mirorganizuar prej strukturave të policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimit në flagrancë të shtetasit:

Mateo Ramo, 23 vjeç, banues në Vlorë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit tjetër të përfshirë në këtë vepër penale.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal

./tvklan.al

 






Të ngjashme