Pranga 24-vjeçarit, ngacmoi seksualisht të miturën
Policia e Tiranës njoftoi këtë të enjte arrestimin e një 24-vjeçari i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. N., 24 vjeç, sepse në afërsi të fshatit Shupalë, ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”.
Po në Tiranë, autoritetet kanë shpallur në kërkim një 26-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar të dashurën dhe ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, në mënyrë të përsëritur.
“U referuan materialet dhe punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim J. C., 26 vjeç, sepse në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij”.
Ndërkohë, në Babrru u arrestua një 44-vjeçar u cili ka dhunuar 3 vajzat e tij.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë I shtetasit F. H., 44 vjeç, pasi në rrugën “Sadik Stavaleci”, Babrru, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj 3 vajzave të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka shkelur vendimin e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes për vajzat e tij”./tvklan.al