Pranga 3 punonjësve të Zonave të Mbrojtura


Pranga 3 punonjësve të Zonave të Mbrojtura

11:00 17/12/2019

Tre 3 punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër janë vënë në pranga për shpërdorim detyre, ndërsa 7 persona të tjerë janë proceduar penalisht për akuzën e pushtimit të tokës.

Burime zyrtare sqarojnë se operacioni erdhi si rezultat i kontrolleve në Velipojë, ku u konstatuan një sërë shkeljesh, si gërmime, shpyllëzime,  rrethime me gardh me rrjete dhe me shtylla betoni etj.

Të arrestuarit janë specialisti i Zonave të Mbrojtura, 56-vjeçari me iniciale V. T., dhe dy rojet, P. K., 65 vjeç, dhe R. Z., 57 vjeç.

Arrestimi i tyre erdhi pasi sektori i Monitorimit, ku bëjnë pjesë specialistët dhe rojet mjedisore, ka për detyrë parandalimin, zbulimin dhe luftimin e dëmtimit, pushtimit, shpërdorimit, tjetërsimit, shkretëtirëzimit a degradimit të natyrës, të pyjeve e të tokës pyjore, të cënimit nga ndërhyrjet e pakontrolluara ne mjedisin natyror e ujor të zonës së mbrojtur./tvklan.al






Të ngjashme