Pranga 53 – vjeçarit, fshehu në banesë armë zjarri dhe fishekë


Pranga 53 – vjeçarit, fshehu në banesë armë zjarri dhe fishekë

22:33 21/07/2017

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person. Gjovalin Lumaj, 53 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër është arrestuar, pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik model 56, dy krehra dhe 152 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” ./tvklan.al






Të ngjashme