Pranga dy të rinjve, rrahën policët për të ndaluar arrestimin e një shpërndarësi droge
Tre persona janë arrestuar nga policia e Elbasanit. Fillimisht gjatë ditës së djeshme autoritetet kanë ndaluar 39-vjeçarin Aleks Pupuleku, në Cërrik. Gjatë kontrollit fizik atij i janë gjetur 16 doza heroinë.
Por ndërsa policët e komisariatit të Cërrikut po i vinin prangat, Fetah Jançe, 23 vjeç dhe Sinan Sanxhaku, 19 vjeç i kanë kundërshtuar. Dy të rinjtë kanë dhunuar policët. Pas ndërhyrjes së FNSH-së ata janë arrestuar.
Ndaj 39-vjeçarit Aleks Pupuleku rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve ndërsa ndaj Fetah Jançes dhe Sinan Sanxhakut rëndon akuza e kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit.
/tvklan.al