Pranga maniakut, ngacmoi seksualisht të miturën
Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës. Fatos Shoshari është vënë në pranga nga efektivët e komisariatit të Devollit.
Ai akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. 30-vjeçari akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 13-vjeçaren M.N.
Kanë qenë prindërit e saj që kanë bërë kallëzimin në Polici, si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike të vajzës së tyre. /
tvklan.al