Pranga specialistit të burgut Fier, goditi policët
Një specialist i burgut të Fierit është arrestuar pasi ka kundërshtuar dhe ka goditur punonjësit e policisë, duke mos pranuar të bëjë testin e alkoolit. Në pranga ka rënë Ilirjan Helmasi 57 vjeç, banues në Durrës, me detyrë specialist në IEVP, Fier (Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale).
Ai është ndaluar nga policia, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Universitetit”në Durrës, duke drejtuar mjetin tip Reno me targa DR 5215 D është përplasur me mjetin tip Benz me targa AA 930 NB, S.T. 33 vjeç, banues në Durrës. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Helmasi pasi është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ka rezultuar se kishte konsumuar alkool në masën 0.75 mg/l.
Në cilësinë e provës materiale i’u bllokua automjeti me të cilin lëvizte pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprat penale “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”dhe “kundërshtimi i punonësit të policisë së rendit publik”./tvklan.al