![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/09/policia-2.jpg?fit=442%2C265&ssl=1)
Pranga të riut, dhunoi me sende të forta nënën e tij
Një i ri është arrestuar nga policia e Elbasanit. Emiljan Dinja është vënë në pranga pasi ka dhunuar nënën e tij.
Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa dhunonte me sende të forta 62-vjeçaren Z.K. Sipas policisë Emiljan Dinja dhunoi nënën pas një grindje mes tyre, ndërsa ishte dhe në gjendje të dehur.
Mbi 30-vjeçarin tani rëndon akuza e dhunës në familje. Ndërkohë e moshuara pasi ka marrë ndihmën mjekësore është jashtë rrezikut për jetën./tvklan.al