Pranga tre personave, u kapën me 30 kg kanabis


Pranga tre personave, u kapën me 30 kg kanabis

08:22 29/06/2016

Plot 30 kg kanabis janë sekuestruar nga policia e Tiranës. Gjatë operacionit të koduar “Triss” në pranga kanë përfunduar: Ilir Kaja, 47 vjeç; Krasniq Krasniqi, 32 vjeç; Juri Muça, 37 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, në zonën e Oxhakut.

Para arrestimit Ilir Kaja dhe Krasniq Krasniqi po qëndronin në një distancë prej disa metrash nga njëri-tjetri dhe nga automjeti tip “Seat” me targë AA 457 MZ. Ndërkohë 37-vjeçari Juri Muça po qëndronte disa metra me tutje duke ruajtur dy shtetasit e tjerë.

Në këto momente është bërë ndërhyrja e menjëhershme si dhe është ushtruar kontroll në automjetin tip “Seat”, i cili ka qenë i parkuar. Në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një thes brenda të cilit ishin të paketuara 6 thasë të tjerë të mbështjellë me celefon të trashë.

Në brendësi të këtyre thasëve ishte lënda narkotike, plot 30 kg kanabis. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 automjete 4 telefona celular.

/tvklan.al






Të ngjashme