Pranga turkut, tentoi të korruptonte policin kufitar


Pranga turkut, tentoi të korruptonte policin kufitar

12:21 11/07/2017

Një shtetas turk është vënë në pranga nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit. Mësohet se Mursel Dagli 32 vjeç, banues në Turqi, tentoi të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare.

Ai kishte vendosur në brendësi të pasaportës vendos 100 €, në mungesë të një vizë për të kaluar në shtetin Italian.

Dagli,  më datë 11.07.2017,  pasi është paraqitur në S.P.K.M. Durrës për të udhëtar në Itali me tragetin e linjës Bari – Durrës,  në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit, ka tentuar ta korruptojë duke vendosur  në brendësi të pasaportës  shumën prej 100 €.

Materialet i kaluan  Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”./tvklan.al

 






Të ngjashme