Pranimi i bilanceve të rreme nga bankat


Pranimi i bilanceve të rreme nga bankat

16:08 19/12/2017

Në vitin 2018-të, të gjitha bankat të cilat do të pranojnë bilance jo të certifikuara nga Drejtoria e Tatimeve do të kenë masa ndëshkuese. Banka e Shqipërisë është duke përgatitur rregulloret e reja të cilat do të hyjnë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm.

Në një intervistë për Televizionin Klan, Deniz Deralla, Drejtor i Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën Qendrore thotë se mosrespektimi i rregulloreve do të sjellë gjoba, masat për administratën dhe për vetë bankën. Pranimi vetëm i dokumenteve zyrtare do të jetë edhe për individët që marrin një kredi të madhe.

Banka e Shqipërisë në të ardhmen do të marrë masa të tjera të cilat do t’i detyrojnë bankat të kreditojnë bizneset të cilat menaxhohen si duhet. Me këtë nismë synohet zbehja e informalitetit dhe frenimi i kredisë së keqe. Banka Qendrore mendon se kjo nismë po bëhet në kohën e duhur dhe nuk do të ketë efekte në rënien e huave.

Tv Klan






Të ngjashme