“Prano trupin tënd ose shko në palestër”
Mariah Carey është një diva që nuk ka frikë të shfaqet me veshje që ekspozojnë linjat e saj, por fansat kanë ngelur gojëhapur nga fotografitë e saj të fundit për revistën Paper.
"Hahaha ... mos i edito fotografitë"
, shkruajti një fans në fotografinë që Mariah kishte shpërndarë në Instagram."Është qesharake. Prano trupin tënd ose shko në palestër."
Muajin e kaluar ajo shfaqi trupin e saj nëpërmjet një veshjeje gati transparente gjatë një performance, por barku i saj i rrumbullakosur duket komplet ndryshe nga ai që ka shfaqur në fotografinë e revistës "Paper". Sigurisht që nuk është hera e parë që nëna e dy fëmijëve ka dalë bllof me Photoshop-in. Në vitin 2015 ajo ka habitur fansat me pamjen e saj shumë të dobët në kopertinën e albumit të saj "Number 1 to Infinity"."Jam i habitur nga ekipi i saj i Photoshop-it"
, ka komentuar një fans. Maria Carey ka shfaqur dukshëm preferencën e saj për të rregulluar fotografitë, duke holluar trupin e saj, në mënyrë që të duket “perfekte”./ tvklan.al