Pranon 71 akuzat, burg përjetë për pedofilin


Pranon 71 akuzat, burg përjetë për pedofilin

22:30 06/06/2016

Një burrë nga Britania e Madhe, i konsideruar si një prej “pedofilëve më të tmerrshëm” në historinë e vendit, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi pranoi 71 akuzat për abuzime me fëmijët në Malajzi.

Richard Huckle, nga Ashford në Kent, pranoi akuzat për një numër të paprecendentë të abuzimeve me fëmijët, që përfshinin mbi 200 fëmijë malajzezë.

30 – vjeçari me profesion fotograf, është dënuar me 22 dënime me burgim të përjetshëm.

Siç shkruan “The Independent”, teksa dëgjoi verdiktin e jurisë, ai bëri duart në formë lutjeje dhe u shpreh i penduar.

Vetë gjyqtari i çështjes tha se ishte gati e pabesueshme që po jepte një vendim për vepra kaq të rënda dhe kaq të shumta të kryera nga një person i vetëm.

Huckle hiqej si mësues anglishteje nëpër lagje të varfëra në kryeqytetin malajzez, Kuala Lumpur dhe sipas të përditshmes britanike, ka abuzuar me fëmijë nga 6 muajsh deri në 12 – vjeç, në një periudhë 9 – vjeçare.

30 – vjeçari u arrestuar nga Agjencia Kombëtare e Krimit në 2014 –ën, në aeroportin e Gatwick.

Në kompjuterin e tij u gjetën më shumë se 20 mijë foto dhe video që dëshmonin krimet e tij./tvklan.al






Të ngjashme