Pranverë – Verë 2016, lule edhe mbi sytë tuaj


Pranverë – Verë 2016, lule edhe mbi sytë tuaj

22:46 23/05/2016

Ndër shumë tendenca përsa i përket grimit në Pranverë – Verë 2016, një prej tyre ka spikatur në mënyrë të veçantë.

Bëhet fjalë për lulet e vendosura në formën e penelit, që janë perfekte për stinën e ngrohtë dhe që i japin fytyrës një efekt grafik të mrekullueshëm.

Këtë trend e ka përhapur në rrjetet sociale një blogere norvegjeze, Marit Isachsen.

Artistja zbavitet duke vizituar në bishtin e syrit dizenjo me lule, që i kanë dhe një efekt shumë romantik.

Sigurisht që për grimin e ditëve të zakonshme në punë, ky model duket paska i tepruar, por për mbrëmjet e verës buzë detit, apo në qytet ai mund të jetë një zgjidhje ideale.

Sipas Marit Isachsen, vizatimi i luleve në kapakun e syrit është shumë i thjeshtë. Mund të zgjidhni lapsa me ngjyrat e preferuara, por duke bërë kujdes që ato të jetë mat, e më pas të vizatoni lulen që dëshironi.

E nëse kjo ide ju tundon, nuk kushton gjë ta provoni./tvklan.al






Të ngjashme