Preç Zogaj kundër deklaratës së Gramoz Pashkos (22 Shtator 1998)
Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike Neritan Ceka ka propozuar ndryshime radikale në qeveri, pas trazirave të shkaktuara nga vrasja e Azem Hajdarit. Madje ai ka vendosur para përgjegjësisë dhe kryemisnistrin Nano për qeverisjen e deritanishme. Në lidhje me këto deklarata kryetari i Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike Gramoz Pashko, është shprehur se këto deklarata janë opinione personale të Cekës dhe jo të partisë. Ndërsa Preç Zogaj ,Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Aleanca Demokratike ka reaguar se deklaratat e Neritan Cekës janë partiake.
“Opinioni i partisë sonë është i qartë. Deklaratat e Neritan Cekës për ndryshime në qeveri i referohen sulmit të armatosur të institucioneve dhe pushtimit të Radio Televizionit Shtetëror ku kanë qënë deklarata partiake dhe deklarata të qeta në krahasim me irritimin që kishte përfshirë një pjesë të Presidencës në atë kohë. Përsa i përket ndryshimit të qeverisë Partia Socialiste ka është vendimtare dhe ne nuk kemi diskutuar për llojin e ndryshimeve që duhet të ndodhin në qeveri.”– ka thënë ai
Pamje Partia Aleanca Demokratike Neritan Ceka, Gramoz Pashko, Preç Zogaj intervistë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame