Prefekti Dedja takohet me homologun turk – (18 Korrik 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
“Potencialet financiare të Turqisë, do të përfshihen ndjeshëm në kapitalet e Shqipërisë, veçanërisht në sektorët strategjik të Ekonomisë Shqiptare”, kështu është shprehur Prefekti i Tiranës Taulant Dedja në takimin me Prefektin e Ankarasë Jahja Gyl, mbërritur për herë të parë në Shqipëri me ftesë të prefektit.
Në këtë takim është vlerësuar kontributi i Turqisë në fushën e ushtrisë dhe policisë. Vizita e bashkëpunimit midis dy popujve miq, ruhet dhe do të vazhdojë me lidhje edhe mes dy bashkive të Ankarasë dhe asaj të Tiranës. Prefekti turk Jahja Gyl, u shpreh se, “të gjithë punonjësit në bashki e prefekturë në Turqi, janë të gatshëm për të bashkëpunuar me ju, në fushat e arsimit, shëndetësisë, bujqësisë, tregtisë, pa harruar këtu edhe ndihmën që do të japim në luftën kundër krimit të organizuar”./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti