Prefekti i Dibrës dhe shefi i policisë në mesnatë në Qafën e Buallit
Prefekti i Dibrës Nexhbedin Shehu dhe Shefi i policisë rrugore Admir Tupja në mesnatë ishin në majën e Qafës së Buallit, pasi aty është dhe situata më kritike për këtë qark. Prefekti raportoi për ekipet në terren dhe zonat me problematike
Nexhbedin Shehu:
Megjithë situatën e rënduar rrugët janë mbajtur të hapura. Janë mbi 32 mjete borëpastruese fadroma, kripore që kanë mbajt rrugët të hapur. U bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të mos dalin ën terren nëse nuk e kanë të nevojshme, shoferët të përdorin zinxhirë meqenëse situata është e rënduar.
Admir Tupja: Kemi 60 forca policie në terren nga Kalaja e Dodës deri në Shkopet, nuk kemi akse të bllokuara. Kemi pasur problem në Qafë Ulëz për shkak të daljes nga rruga të dy mjeteve. /abcnews.al