Prefekti i Tiranës Dedja mbledhje me kryetarët e komunave për sistemet vaditëse (9 Prill 2001)
Tirana dhe zonat rreth saj dihet që janë mjaft të pasura me burime ujore dhe për këtë qëllim janë ngritur 62 shoqata të përdorimit të ujit për t’a dërguar atë nga burimi tek fermeri. Sipas Prefektit Taulant Dedja megjithë krijimin e shoqërive ujëmbledhëse, ka mangësi, ka rrezik që edhe sivjet shumica e perimeve të kultivuara nga fermerët të vuajnë nga thatësira. Këto shqetësime vijnë dhe nga komuniteti për përdorimin racional të ujit për ujitje.
Rrethi i Tiranës ka aftësi ujitëse 12 mijë hektarë për të cilën janë ngritur 47 ujëmbledhës dhe mbi 30 stacione pompimi. Por, shumë nga ujëmbledhësit nuk janë në funksionim për sezoni e ri të ujitjes. Ky ka qenë shqetësimi i Prefektit Dedja i cili e ka ndarë atë me kryetarët e komunave duke kërkuar zgjidhje të problemit të ujitjes brenda një kohe të shkurtër./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti