Prefekti i Tiranës Dedja vërejtje KESH-it për arkëtimet e energjisë elektrike (10 Prill 2001)


Prefekti i Tiranës Dedja vërejtje KESH-it për arkëtimet e energjisë elektrike (10 Prill 2001)

15:26 10/04/2001

Duket se banorët e Tiranës e kanë rregulluar problemin me energjinë elektrike, por edhe filialet elektrikë kanë përmirësuar buxhetin e tyre. Kjo falë arkëtimeve dhe uljeve për këtë periudhë. Drejtues të filialeve elektrikë për 3-mujorin e parë të vitit kanë raportuar arritjet dhe përmirësimet në rrjet. Drejtuesit e qytetit kanë krahasuar se arkëtimet janë rritur 84 milionë lekë më shumë se 1 vit më parë, por megjithë këtë, Prefekti Dedja i ka cilësuar si nivele të ulëta arritjeje.

Këtu është lavdëruar për punë të mirë Zyra e Përmbarimit e cila ka ndërhyrë për të ekzekutuar trajtimin e faturës. Por, me këto ritme nuk kanë ecur punët në fshat. Aty situata është gati njësoj. Ndërprerje energjie dhe pothuajse fare akëtime. Prefekti Dedja ka tërhequr vëmendje për mungesë vullneti dhe dëshire duke kërkuar në mbledhjen e ardhshme realizimin e detyrave të kërkuara./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme