Prefekti i vogël i Tiranës së madhe


Prefekti i vogël i Tiranës së madhe

15:39 22/04/2014 Sadi VorpsiPo kalon thuajse ¼ e vitit dhe kryeqyteti ende nuk ka buxhet, i cili shërben për të realizuar qindra investime publike. Dhjetori është muaji kur miratohet buxheti, për vitin pasardhës, por nuk ka ndodhur kështu me Bashkinë e Tiranës. Mosmarrëveshjet në Këshillin Bashkiak kanë bërë që vetëm në 26 shkurt këshilltarët të votojnë pro buxhetit dhe më pas ta kalojnë për konfirmim ligjon tek Prefekti i Tiranës zotit Sadi Vorbsi.

Prefekti i Tiranës nuk konfirmon buxhetin por e bllokon atë pasi nuk është dakort me fondin e shpronsimeve, e në fakt kjo është në kundërshtim me ligjin, i cili i jep të drejtë Prefektit vetëm të rrëzojë apo konfirmojë por jo të ndërhyje në përmbajtje.

Duke bllokuar buxhetin, me pretkse boshe, Prefekti Sadi Vorpsi, ka cënuar nivelin e jetesës së mijëra banorëve të kryeqytetit, të cilët mund të kishin një jetë më të mirë.

Bllokimi i buxhetit të Bashkisë penalizon jo vetëm gjithë jetën e kryeqytetit por edhe mbarevjatjen kopshteve e çerdheve. Gazetarja e Televizionit Klan ishte tek çerdhja numër 16, pjesë e njësisë Bashkiake nr5, ku janë 126 fëmijë që qëndrojnë në kushtë të mjerueshme dhe si pasojë e mungesës së buxhetit, në këtë ndërtesë nuk mund të kryhet asnjë investim.

Dhë këto nuk janë fëmijët e vetëm të cilët lufta politike i ka ndëshkuar të qëndrojnë në kushte jashte çdo standardi, pasi në buxhetin e Bashkisë është planifikuar ndërhyrja në afro 15 çerdhe dhe 20 kopështe, gjendja e të cilëve kërkon ndërhyrje të menjëherëshme.

107 milion lekë pjesë e buxhetit të Bashkisë së Tiranës, janë të parashikuara për ndërtimin e një kopeshti dhe çerdheje në Kodër Kamëz, në mënyrë që këta fëmijë të mos qëndrojnë më në këto kushte.

Paratë e buxhetit, janë po ashtu pjesë e investimeve në shkolla, 9 vjeçare dhe të mesme, ku përgatiten brezat e ardhshëm. Godinat e disa prej këtyre institucioneve arsimore në kryeqytet janë thuajse të shkatërruara dhe me mungesë investimesh ndër vite.

Gjimnazi “Qemal Stafa”, në të cilin mësojnë 110 nxënës dhe gjendet në qendër të kryeqytetit, është një prej shkollave të Tiranës që është përcaktuar që me buxhetin e vitit 2014 të kryhet rikonstruksion total, për shkak të kushteve të këqija në të cilin mësojnë sot këto nxënës.

Gjithashtu mungesa e buxhetit ja ka bërë jetën ferr drejtuesve të mjeteve, që janë të detyruar të kalojnë në rrugët e prishura të Tiranës.

Rikonstruksioni i unazës në disa pjesë të saj që sic edhe duken nga këto pamje, është një investim i munguar si pasojë e bllokimit të buxhetit,

Mes blloqeve të banimit është më shumë se ferr. Nuk mund të ecësh as në këmbë se rrëzohesh.

Dëmet që po i shkakton kryeqyetetasëve, Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi nuk për fundojnë këtu. Mbi shpinën e këtij Prefekti rëndojnë gjëra më të mëdha: Bllokimi i zgjatimi të bulevardit të Tiranës, rehabilitimin e lumit të Tiranës, linja e tramit Kombinat – Kinonstudio, apo stacionin Multimodal i  Pasagjerëve.

Nuk duhet harruar se nga buxheti i vitit 2014, do të merren paratë me të cilat do të shpronësohen pronarët e tokës, së dy parcelave të parashikuara për zgjerimin e varrezave publike te Sharrës dhe Tufinës, ku sot si pasojë e bllokimit të këtyre parave, halli më i madh është të ndërrosh jetë sepse në varreza nuk ka më as një vend për tu varrosur.

tvKlan





Të ngjashme