Prefektja Çeço për kosovarët – (16 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Tirana e cila priti dhe mbajti për muaj me radhë kosovarët e shpërngulur, tashmë pas largimit të tyre kërkon rehabilitimin e qendrave që i strehuan ata. 15 qendra kolektive ishin ato që u vunë në funksionim për akomodimin e kosovarëve. Por masa e madhe e të ardhurve dhe përballimi me vështirësi detyrimisht do të krijonte dhe shqetësime.
Në mjaft qendra sportive dhe uzina me tjetër destinacion janë bërë ndërhyrje për dushe, ëc dhe ambjente ngënie. Fatura e këtyre dëmtimeve do ti kaloj menjëherë UNHCR-së e cila merret dhe me menaxhimin e ndihmave në periudha krize. Pushteti lokal dhe prefektura janë ata që do të merren me preventivat e këtyre prishjeve.
Makbule Çeço, Prefekte e Tiranës:- “Më të dëmtuarat tek ne ka qenë Pallati i Sportit “Partizani”, për të cilën ndërrmarja e objekteve sportive ka bërë edhe preventivin e saj të gatshëm. Pork a edhe objekte të cilat nuk janë përdorur drejtpërdrejt për akomodimin e të ardhurve por që janë vënë në përdorim siç është psh, stadium “Qemal Stafa”, që është përdorur gjatë periudhës së emergjencës për uljen dhe ngritjen e helikopterëve. Kështu edhe ajo ka pësuar goxha dëmtim. Po kështu duhet parë ndërrmarja e pishinave, e cila edhe ajo u dëmtua”.
Fundi i Korrikut do të paraqes shifrën totale të ndërtimeve dhe më pas do të ndërmeret ndërhyrja./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti