Prefektja Makbule Çeço me kryetarët e rretheve (23 tetor 1998)


Prefektja Makbule Çeço me kryetarët e rretheve (23 tetor 1998)

12:16 23/10/1998

Referendumi për Kushtetutën ka vënë në lëvizje të gjitha hallkat e Pushtetit Lokal. Prefektja e Tiranës Makbule Çeço ka mbledhur sot kryetarët dhe sekretarët e këshillave të rretheve, bashkive dhe komunave për të prezantuar procedurat e organizimit të referendumit të Kushtetutës. Çeço theksoi se do të regjistrohen në listat e votuesve të gjithë shtetasit me banim të përhershëm e të përkohshëm që gjenden në momentin e regjistrimit nga komisionet përkatëse. Regjisitrimi do të fillojë menjëhere në vendbanime ndërkohë që do të regjistrohen dhe personat e angazhuar në shërbimin ushtarak dhe të sëmurët nëpër spitale. Prefektja e Tiranës kërkoi bashkëpinim me ministritë e Pushtetit Lokal dhe sigurimin e bazës materiale. Organet e Pushtetit Lokal do të jenë ata që do të përcaktojnë qëndrat e votimit në bazë të ligjit. Kanë nisur proceduar për një proces transparent votimi.

Pamje Prefektura e Tiranës, prefektja Makbule Çeço, Taulant Dedja./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme