Prefektura e Korçës bën bilancin pas tërmetit
“Janë dëmtuar shtëpi që ishin pa riparuar nga tërmeti i Qershorit”
Tërmeti i të premtes që goditi sërish Korçën nuk ka shkaktuar dëme në banesa të reja, por ka thelluar problemet në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti i Qershorit në Vidohovë dhe Qafëzezë.
Banesat e dëmtuara aktualisht ishin ende të pariparuara që nga qershori.
Banorët e prekur nga tërmeti janë ndihmuar nga strukturat shtetërore, ndërsa në shtëpitë që janë vlerësuar si të pabanueshme, nuk do të lejohet qëndrimi brenda tyre.
Prefekti Spirollari ju ka bërë thirrje autoriteteve vendore që të jenë më operativë dhe të ndërhyjnë edhe vetë në hapësirën që ju përcakton ligji për të riparuar shtëpitë e dëmtuara.
Tv Klan