Prefektura Elbasan (26 Korrik 1999)
6 mujori i parë në Elbasan ka arritur maksimumin e investimeve. 2 milion dollarë janë shtruar në realitet. Për 3 muaj janë punësuar një mijë qytetarë. Prefekti Durim Hushi në analizën 6 mujore të Prefekturës ka theksuar bashkëpunimin e mirë të OJQ-ve me tregtarët dhe institucionet elbasanase.
Për 6 mujorin e dytë puna duhet përqëndruar në marrëdhëniet me pushtetin lokal, tatim taksat, bankat dhe policinë ndërtimore. Debitorët mbeten akoma problem në Elbasan. Është një shumë prej 6 milion dollarësh që duhet të paguhet në financën e shtetit./tvklan.al