Prej një jave e pajetë në bagazhin e makinës, por “aktive” në Instagram
Një 29-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij infermiere nga Spanja dhe trupin e saj e ka hedhur në një bagazh makine.
Një zëdhënës i Policisë Kombëtare në Valencia tha se punëtori i picave Janner Jimenez Ortiz, është ndaluar nga policia në stacionin e trenit të Gjenevës për dyshimin e vrasjes së Yesica Gularte.
Trupi i Yesica Gularte u zbulua nga policët në makinën e saj Citroen C3, të parkuar afër shtëpisë së tyre. Kolumbiani u zhduk një javë para se hetuesit zbulonin vdekjen e Yesicas mëngjesin e të dielës.
Sot u pohua se Jimenez kishte dërguar mesazhe nga Instagrami i partneres së tij që të bindte miqtë e saj se çdo gjë po shkon mirë, në këtë mënyrë fitonte dhe kohë të arratisej.
/tvklan.al